Sonte, dy derbi

Xhiroja e fundit e ETC Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet në mesjavë dhe do t’i sjellë dy ndeshje derbi, edhe pse tashmë janë përcaktuar të gjitha pozitat e sezonit të rregullt. Të mërkurën, në Prizren do të zhvillohet derbi kryesor ndërmjet Kosovës së Re Bashkimi dhe Pejës. Kjo ndeshje fillon në orën 19:00. Në të njëjtën kohë, Golden Eagle Ylli, i cili e siguroi pjesëmarrjen në “Play-Off”, në Therandë do të luajë me Trepçën, të cilën e la jashtë katërshes së madhe.

E Vëllaznimi do ta presë Besën, duke filluar nga ora 18:00. Skuadra pejane e siguroi mbijetesën pasi e mposhti Kastriotin dhe këtë lojë do ta zhvillojë pa ndonjë ngarkesë. Të enjten, duke filluar nga ora 20:00, Kastrioti do ta presë në Ferizaj kampionin aktual, Sigal Prishtina. Kjo e fundit e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndaj Trepçës.