Sokolin e kënaq barazimi në Mitrovicë

Trepça ’89 dhe Malisheva kanë luajtur baras pa gola 0-0 në sfidën e zhvilluar në ‘Riza Lushta’.

Ka qenë një ndeshje me raste, por që as vendasit dhe as mysafirët nuk i konkretizuan ato për të marrë fitoren.

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka mbetur i kënaqur që nuk u mposht në Mitrovicë pasi është një pikë që i mbanë jashtë zonës së kuqe.

“Ishte një ndeshje të cilën mund ta fitonim dhe ta humbnim. Jemi të kënaqur me një pikë. Angazhimi nuk mungoi dhe falë tyre është ky rezultat”.

“Me më shumë mençuri kemi mundur edhe ta fitojmë ndeshjen. Na duhet ende kohë t ë jemi më të fuqishëm në gjitha aspektet”.

“Nuk e di sa është pozitive kur luan baras dhe dy ekipe fitojmë vetëm nga një pikë. Jemi në rrugë të krijojmë një lojë që do të jetë më efikase”, ka thënë Sokoli. /Gazeta Olle/

Daja i kënaqur me një pikë të fituar ndaj Prishtinës

Idrizin e brengos faza ofensive, i pakënaqur me një pikë