Sokoli: Vazhdojmë tutje

Prishtina ka barazuar me Dritën në kuadër të xhiros së 21-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll me rezultat 1:1. Prishtina ishte duke fituar, por në fund u ndëshkua nga Drita. Pas ndeshjes, foli trajneri i ‘bardhekaltërve’, Bylbyl Sokoli.

“Lëndimet e Kukajt dhe Halitit ishin vendimtare dhe zëvendësuesit, Haxhaj dhe Makolli nuk arritën të mbajnë rezultatin në pesë-gjashtë minutat e fundit. Pra, faza e mbrojtjes nuk u gjend mirë kur skuadra e Dritës bënte presion. Mendoj se kemi mundur ta fitojmë ndeshjen, por një gabim na kushtoi shumë. Sido që të jetë ne vazhdojmë tutje”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtare të klubit në internet, prishtinafc.com.