Sokoli tregon se cili ishte futbollisti më i mirë i Kosovës në duelin ndaj Suedisë

Kosova me humbje të thellë e nisi rrugëtimin për kualifikime në  Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët pritën në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Suedisë, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja e zhvilluar i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli deklaroi se Hadërgjonaj ishte ndër lojtarët më të mirë tek Kosova, por pranon se është e vështirë të argumentohet më i miri, pasi humbja ishte shumë e rëndë.

“Pas humbjes 3-0 është shumë e vështirë me gjet më të mirin. Në mesin e më të mirëve në këtë duel ishte Florent Hadërgjonaj”, tha Bylbyl Sokoli në Dueli Sportiv.