Sokoli tregon nëse do të ketë favorit në derbin Gjilani – Drita: Do të shohim futboll me shumë kalkulime taktike

Nesër (e enjte) me fillim nga ora 13:00, zhvillohet derbi i madh Gjilani – Drita, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Veçantia e këtij derbi lokal kësaj here është se të dy skuadrat kryesojnë tabelën e Superligës, me nga 25 pikë pas 14 xhirove, shkruan Gazeta Olle.

I kontaktuar nga Gazeta Olle, për këtë derbi ka folur trajneri i njohur Bylbyl Sokoli, i cili theksoi se në këtë ndeshje nuk ka favorit.

“Per herë të parë në derbin e Gjilanit takohen dy ekipe që janë në dy pozita të para dhe me pikë të barabarta, në këtë takim nuk ka favorit edhe Drita edhe Gjilani janë formë te mirë”, tha fillimisht ai.

Tutje, profa thotë se synimi i të dy skuadrave do të jetë mos të humbet takimi.

“Synimi i tyre do të jetë mos te humbet takimi. Do të shohim futboll me shumë kalkulime taktike dhe me akcent mos te pranohet goli”, përfundoi Sokoli.

Kujtojmë se ndeshja mes dy skuadrave gjilanase nuk do të ketë edhe kësaj radhe hijeshinë e të pasurit stadiumin e mbushur me “Skifterat” dhe “Intelektualët”, pasi masat anti-covid të Qeverisë përcaktojnë se do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit. /Gazeta Olle/

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet Eurobasket 2025, do të transmetohet në këtë televizion

Benzema u shpall fajtor, Federata e Futbollit të Francës merr vendim për sulmuesin