Sokoli: Tani jemi më të sigurt

Malisheva ka marrë një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 me rezultat minimal 1-0.

Ishte sulmuesi Bleart Tolaj që realizoi golin e vetëm në këtë sfidë për t’i dhënë tre pikë Malishevës.

Sipas trajnerit të Malishevës, Bylbyl Sokoli tani janë më të sigurt për mbetjen në elitë.

“Ishte ndeshje e vështirë për dyja ekipet. Ne nuk filluam mirë, patëm shumë gabime por fatmirësisht shfrytëzuam gabimin e kundërshtarit për të shënuar golin dhe për ta ruajtur rezultatin”.

“Meritat më të mëdha për këtë fitore, i kanë lojtarët që u angazhuan shumë. Kjo fitore dërgon drejt sigurisë, pasi deri më tani kemi luajtur me presion për shkak të situatës në tabelë”.

Tash e tutje, do të na nevojiten edhe 5 apo 6 pikë të për siguruar edhe matematikisht qëndrimin në Superligë”, është shprehur Sokoli. /Gazeta Olle/

Malisheva merr fitore të madhe ndaj Trepçës ’89

Devolli: Po mundohemi ta respektojmë kampionatin