Sokoli pret shumë nga ndeshja me Ferizajn

 

Prishtina nesër udhëton në Ferizaj, për t’u takuar me skuadrën që mbanë të njëjtin emër. Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, pret ndeshje atraktive, dinamoke, interesante dhe joshëse për shikues.

“Ferizaj është ekip për respekt, ka individ të dalluar dhe ekip me cilësi. Do të jetë ndeshje e vështirë për ne, por nëse luajmë me disiplinë unë mendoj se ndeshjet mund t’a fitojmë. Në krahasim me Ferizajn jemi ekip më cilësor dhe në ndeshjen e nesërme pres ndeshje atraktive, dinamike dhe interesante dhe joshëse për shikues”, ka thënë Sokoli për prishtinafc.com.

“Rezultatin është vështirë për t’a parashikuar, por mendoj që në përgjithësi jemi ekip më cilësor”, ka shtuar ai. (Gazeta Olle)