Sokoli ofron dorëheqjen

Pas humbjes së turpshme në derbin e kryeqytetit kundër Hajvalisë, Bybyl Sokoli ka ofruar dorëheqjën e tij para kryesisë së klubit.

Prishtina luajti një ndeshje tejet të dobët dhe për asnjë moment nuk ishte kundështarë i denjë për Hajvalinë, ndërsa pas kësaj Sokoli e ka parë të udhës që të ofrojë dorëheqjen e tij.

Kryesia e klubit prishtinas do të mbajë mbledhje sot ose nesër për të vendosur për ta ardhmen e trajnerit rahovecas.

“Trajneri Bylbyl Sokoli ka ofruar dorëheqjen e tij menjëherë pas ndeshjes. Kryesia e klubit do të vendos brenda këtyre dite për të”, tha për Gazetaolle.com, një burim brena klubit që deshi të mbetet anonim.

Sipas këtij burimi është trajneri Ramiz Krasniqi ai që pritet të marr drejtimin e klubit, pasi shumica e bordit të klubit janë për t’i pranuar dorëheqjen Sokolit, por pritet vetëm verdikti i kryetarit të klubit Remzi Ejupi.

Pas ndeshjes edhe tifozët e klubit ‘Plisat’ kërkuan dorëheqjen e Sokolit , të mërzitur me lojën e skuadrës së tyre.