Sokoli ofron dorëheqjen, dyshon në futbollistët

Trajneri i skuadrës së Prishtinës Bylbyl Sokoli, ka deklaruar se është i gatshëm të jep dorëheqje duke zbuluar se fillimisht do të flas me disa nga lojtarët e tij që nuk janë duke dhënë maksimumin.

 

“Sot do ta kem një bisedë më kryetarin e klubit ku do ta sqarojë edhe pozicionin tim. Unë jam i gatshëm të jap dorëheqje por do të flas për disa futbollistë që nuk janë duke e dhënë maksimumin. Nuk kam qenë i kënaqur as me ndeshjet kundër Ferizaj, Drenicës dhe Dritës, edhe pse kemi marrë pikë. Janë 11 xhiro që nuk kemi pësuar por nuk jam i kënaqur me angazhimin e disa lojtarëve. Unë duhet ta marr përsipër mossuksesin pasi kam besuar në këta lojtarë”, pohoi Sokoli për Radio Kosovën’.