Sokoli nuk del në stërvitje një ditë pas dështimit, sonte mbledhje emergjente

Dështimi ndaj Vëllaznimit mund të sjellë ndryshime në bankinën e Prishtinës. Një ditë pas ndeshjes, Bylbyl Sokoli nuk e ka drejtuar seancën e rregullt stërvitore.

Ekipi i Gazetës Olle ka qëndruar në stadiumin e kryeqytetit, ku ushtrimet e ekipit bardhekaltër i ka drejtuar ndihmëstrajneri i Sokolit, Ali Osmani.

Arsyet e mungesës së Sokolit pikërisht një ditë pas dështimit me ekipin gjakovar nuk dihen, mirëpo gazeta mëson se kryesia e klubit do ta mbajë një mbledhje emergjente me Sokolin në mbrëmje, ku do të shqyrtohet pozicioni i tij.