Sokoli: Ndeshje me dy fytyra, i gëzuar për fitoren

Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, thotë se ndeshja në Gjakovë kishte dy fytyra, me të parën që iu takoi vendësve dhe të dytën mysafirëve.

“Në pjesën e parë Vëllaznimi luajti më mirë, ishin më të ashpër dhe ne nuk u adaptuam kurrsesi në fushë. Por, dallimin e bëmë në pjesën e dytë, edhe për shkak të mos-përvojë të disa futbollistëve të ri vendës. Mendoj që shënuam një fitore të merituar”, u shpreh Sokoli pas takimit.

Prishtina e tij fitoi falë golave të Bashkim Shalës dhe Shend Kelmendit.