Muaj më parë te klubi më i madh në Kosovë, ka ndodhur një vaki shumë interesante. Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, njihet me fjalitë e tij të gjata që u mbanë futbollistëve.
Derisa Sokoli ishte duke u mbajtur ligjeratë futbollistëve në zhveshtore, njërin prej tyre për disa sekonda e zuri gjumi.
Sokoli nuk e vërejti një gjë të tillë por ishin lojtarët që qëndronin pranë tij, e të cilët ia prishën gjumin.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga burime të gazetës pranë klubit prishtinas.