Sokoli: Ky rezultat nuk na konvenon aspak, po improvizojmë në çdo ndeshje

Gjilani vazhdon edhe në këtë xhiro me rezultate jo të kënaqshme. Ata nuk arritën më shumë se një barazim në takimin me Arbërinë.

Ky rezultat për trajnerin e kësaj skuadre Bylbyl Sokoli tregon shumë gjëra për më tepër që vendos skuadrën e tij në mesin e skuadrave të tjera që janë të rrezikuara.

“Luajtëm me shumë presion dhe ishim konfuz në disa momente. Kemi shumë probleme me futbollistë të lënduar, duke nisur nga reparti defansiv, me ç’rast mungojnë shumë futbollistë. U detyruam të bëjmë ndryshime në formacion dhe kështu do jemi të detyruar të improvizojmë edhe për ndeshjet e radhës. Ky rezultat nuk na konvenon aspak dhe na dërgon në luftën për ekzistencë. Është momenti ku duhet të shiqojmë daljen nga kjo situatë”, deklaroi Sokoli.

Me këtë pikë skuadra e Gjilanit vazhdon të mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 33 pikë.

Kjo është renditja tabelare:

May be an image of text that says 'TEAM 1. FC Ballkani MP 2. G PTS Prishtina 23 3. 50:28 48 Drita 23 4. 39:14 47 Gjilani 22 5. 35:18 47 Trepca 89 23 6. 22:22 33 Feronikel 23 7. 26:32 31 KF Llapi 22 8. 27:21 27 Arberia 23 25:28 26 Drenica 23 10. 22:29 26 FC Besa 23 16:31 24 23 15:54 7'

Në kuadër të xhiros së 24-të, skuadra e Gjilanit përballet me Dritën në derbin lokal. Takimi zhvillohet në mesjavë.