Sokoli ka disa fjalë për Ballkanin, ndërsa zbulon edhe futbollistin më të mirë që ka zbarkuar në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë ku kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund të kampionatit.

Ballkani sot arriti ta fitoj ndeshjen kryesore kundër Trepçës ’89 me rezultatin 0-2.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

“Loja më stabile në këtë kampionat është e Ballkanit. Me lojën e sotit ka përfituar shumë, ka përfituar në vetëbesim dhe siguri. Nëse ju kujtohet javën e kaluar kemi thënë që shumë rëndësi ka qenë që s’ka hup kundër Dritës. Drita ka lëshuar pikë kundër Drenicës dhe Ballkani e ka shfrytëzuar më së miri”.

“Kurse, Nazmi Gripshi është lojtari më i mirë që ka ardhur në Superligën e Kosovës”, tha Sokoli në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Aktualisht, Ballkani është duke kryesuar Superligën së bashku me Dritën që kanë pikë të barabarta, kurse Prishtina është në vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar.