Sokoli jep arsyet e ndarjes me Flamurtarin

Bylbyl Sokoli ka komentuar ndarjen e befasishme me Flamurtarin e Prishtinës.

Ai u largua pas vetëm një jave, duke mos arritur të drejtojë kuqezinjtë as edhe në ndeshje miqësore.

Sokoli ka dhënë verdiktin e tij për largimin nga klubi ku u prezantua javën e kaluar.

“Mendoj se pati mospërputhje konceptesh të organizimit të ekipit të parë. Flamurtarit i uroj suksese”, ka thënë Sokoli për Gazetën Olle.

Ndërkohë, një verzion të tillë nuk e kishte dhënë sot edhe kryetari i klubit, Imer Ademi.

“Është larguar, sepse deshi të marrë edhe rolin e presidentit të Flamurtarit”, ka thënë Ademi për Gazetën Olle.

Drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Sunaj Keçi, por paraprakisht palët do të ulen të bisedojnë për arritjen e marrëveshjes.