Sokoli: Ja si fitoj Prishtina në Gjilan

Pas humbjes nga Prishtina (0:1), trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, tha se Prishtina shfrytëzoi një rast për të dënuar ekipin e tij.
“Nuk besoj se sot ka ndikuar ndonjë histori në përballje. Loja ishte me shumë rivalitet, një ndeshje ku patëm shumë gabime në pasim dhe patëm shumë gabime në përfundim të aksionit.

Prishtina shfrytëzoi një rast dhe na dënoi. Ne nuk i shfrytëzuam dy-tre raste, gjysmëraste që i patëm dhe ky ishte rezultati i një takimi me shumë rivalitet në fushë. Kemi thënë edhe më herët se do të luftojmë të nxjerrim maksimumin e të bëjmë lojëra të mira me çka duhet vije rezultati.

Kundërshtari ynë sot ishte shumë i motivuar e ne duhet kërkuar përmirësim të lojës në pasime e përfundime. Sot ishte gjithçka korrekte, kryesia jonë kishte marrë masa që dueli të jetë sportiv e korrekte dhe ka mundësuar të ketë takim tipik sportiv, për dallim prej takimit të mëhershëm”, u shpreh Sokoli./prishtinafc.com/