Malisheva ka arritur ta ndalë në barazim pa gola 0-0 liderin aktual të Superligës, Dritën e Gjilanit.
Kjo ishte pika e parë për malishevasit pas shtatë dueleve me Dritën, pasi kishin humbur gjashtë ndeshje të njëpasnjëshme.
Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka mbetur i zhgnjëyer me rastet e humbura, pasi kishin shumë të tilla.
“Kemi humbur dy-tre raste të qindpërqindta. Në pjesën e parë me Sobowalen, por edhe me Mustafën dhe kjo është e pakuptimtë”.
“Duhet ta qëllojmë portën për të shënuar. Rezultati baras është real përballë Dritës. Para pak ditësh luajtëm 120 minuta në Kupë. Mungonte freskia. Ishim të lodhur, por jam i kënaqur me rezultatin”, ka thënë Sokoli. /Gazeta Olle/