Sokoli: Drita u dëmtua kur i dolën shumë futbollistë pozitivë, por ka kapacitet ta eliminojë Linfieldin

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka thënë se kjo atmosferë me testime për koronavirus ka dëmtuar Dritën në prag të ndeshjes parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Frikë e madhe te Drita, 17 futbollistë rezultuan pozitivë në testin e parë!

Drita nesër pritet që të luajë ndaj Linfieldit të Irlandës së Veriut nëse lejohet zhvillimi i ndeshjes.

Këto probleme kanë filluar që nga testimi i parë i Dritës, ku një numër i madh i futbollistëve kishin dalë pozitivë. Vet kjo procedurë e testimit dhe kjo atmosferë e krijuar, një tension brenda ekipit që është shumë i dëmshëm para ndeshjeve kualifikuese”, ka thënë Sokoli në emisionin Interaktiv.

Drita, që po qëndron në Zvicër, ka konfirmuar se nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gërbeshi që në testin e para dy ditëve ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por për shkak të kontaktit me Fidanin është kërkuar nga UEFA që të vetizolohet.

Momente nga ndeshja Drita – Inter d’Escaldes (Foto: Getty Images)

Për këtë situatë të krijuar Sokoli thotë se në vendin ku futbollistët janë të grumbulluar vlejnë rregullat e Zvicrës.

Sipas asaj çfarë po ndodh mundet të ndodhë që ekipi i Dritës të izolohet dhe të mos dalë jashtë objektit. Është krijuar një presion shumë i madh brenda grupit. Është krijuar një atmosferë që e dëmton Dritën shumë, po shpresoj se do të gjejnë forcë futbollistët. Nuk mund ta kuptoj se si Gërbeshi tash është negativ, kur para katër ditëve ishte pozitiv. Jam optimist që Drita do të ketë numër të mjaftueshëm të futbollistëve”, ka thënë Sokoli.

Ai është optimist se ndeshja do të zhvillohet.

Nëse nuk shtohet numri i futbollistëve me COVID-19 jam optimist se do të ketë numër të mjaftueshëm të futbollistëve për të zhvilluar këtë ndeshje. Nëse do të ketë 12-14 futbollistë jam optimist se ndeshja do të zhvillohet. Ndihma në këtë moment nga ana e Federatës është i domosdoshëm”, ka thënë ai.

Sokoli gjithashtu ka folur edhe në aspektin e cilësisë së dy skuadrave, dhe me këtë rast e sheh favorit skuadrën nga Gjilani.

Drita është favorit sepse është ekip më cilësor, dhe prezantohet si favorit. Ai ekip ka përvojën ndërkombëtare por nuk e ka cilësinë e Dritës. Në të gjitha aspektet Drita është ekip më cilësor. Të gjitha ekipet e Kosovës është dashur të izoloheshin me kohë dhe është dashtë të izoloheshin”, ka thënë Sokoli.

Tutje ai ka folur edhe për sfidat e Prishtinës dhe Gjilanit në Ligën e Evropës, me ç’rast pret që të dyja të fitojnë përballjet e para në ndeshjet parakualifikuese.

Sokoli ka vlerësuar se përgatitja fizike është problemi kyç për skuadrat e Kosovës. Sipas tij, nëse në Kosovë duan që të kenë klube me futboll cilësor e që të kalojnë dy-tri xhiro në garat evropiane, duhet të ketë fokus në këtë aspekt.

Momente nga ndeshja Drita – Inter d’Escaldes (Foto: Getty Images)