Sokoli drejt thyerjes së rekordit të Tovërlanit

11 ndeshje pa humbje. Ky është bilanci i tanishëm i Prishtinës, së drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli. Bilanc më të mirë, Prishtina ka pasur në edicionin 2008-2009, kur drejtohej nga Afrim Tovërlani.

Atëkohë, Prishtina kishte startin më të mirë, duke mbetur pa humbje në 14 javët e para. Në ndeshjen e 15-të, pësuan nga Drenica, në takimin e luajtur me juniorë dhe pa Tovërlanin, që nuk kishte pranuar të ishte në bankinë.

Rekordi i Prishtinës nën drejtimin e tij mbetet 14 ndeshje pa humbje. Të paktën kështu tregojnë statistikat në 12 vitet e fundit.

Prishtina e tanishme ka gjasa të thyejë këtë rekord, nëse nuk pëson humbje në tri takimet e ardhshme, dy prej të cilave i luan në fushën e vet.

Në fundjavë ata luajnë ndaj Dritës në Gjilan, ndërsa në dy takimet e ardhshme presin Hajvalinë dhe njërën nga skuadrat e fundit në tabelë, varësisht nga orari i fazës së tretë. (Gazeta Olle)

toverlani