Sokoli: Daku mund t’i ndihmojë shumë Kosovës, ai duhet të ftohet patjetër

Bylbyl Sokoli analizoi takimin mes Arbërisë dhe Ballkanit si dhe pati disa fjalë edhe për sulmuesin Mirlind Daku, raporton Gazeta Olle.

“Profa” tregon se ka qenë prezent në fushë, teksa dallimin e bënë edhe rezervistët e skuadrës.

“Kam qenë në Obiliq, aty e kam parë ndeshjen. Tereni ishte i përshtatshëm për lojë, por jo për të dy ekipet pasi ato ushtrojnë në teren sintetik. Ballkani u tregua shumë më cilësor në këtë takim pasi pati rezervist më të mirë, dhe me meritë fitoi ndeshjen” – tha ai

Bylbyl Sokoli pati disa fjalë të mëdha edhe për sulmuesin e ri, Mirlind Dakun i cili po kalon një formë tejet të lartë.

“Daku shënoi 12 gola, e kur një futbollist shënon kaq shumë duhet të jetë edhe në përfaqësuese. I njejti futbollist ka luajtur edhe në Kroaci, por ka pasur probleme me motivimin por vetë fakti që një futbollist kthehet nga Kroacia dhe tregon veten dhe gjenë motivimin, atëher meriton vëmendjen e përzgjedhësit pasi motivi i tij do të shtohet dhe unë jam i sigurt që cilësia e tij do të tregohej në përfaqësuese”- u shpreh trajneri.

Krejt në fund, ai krahasoi kokë më kokë Muriqin me Dakun, duke treguar edhe si ndryshoi për të mirë sulmuesi i Lazios pas ardhjes në Kombëtare.

“Me ardhjen e Muriqit në përfaqësuese, është rritur edhe motivimi edhe cilësia e tij, e njejta mendojë se mund të ndodhë edhe me Dakun. Ai meriton një vemendje të veçantë pasi nuk mbajë mend të paktën në 10 vitet e fundit që një futbollist të ketë shënuar kaq shumë”- përfundoi Sokoli.

Mirlind Daku ka realizuar 12 gola në 6 ndeshjet e para të sezonit./Gazeta Olle/