Sokol Cikalleshi: Mund të bënim më shumë, por 18 pikë si asnjëherë më parë

Sokol Cikalleshi ka reaguar me një postim në Instagram pas përfundimit të eliminatoreve të Botërorit, me Shqipërinë që e mbylli në vendin e tretë, me rekord pikësh, por pa mundur të shkojë as në play off.

Sulmuesi kavajas shkruan se në këtë rrugëtim ka dhe pengje, por të gjithë duhet të shohim përpara.

Reagimi i Cikalleshit

“Mbyllet një rrugëtim me ulje dhe ngritje, ku një ndeshje mund të na dërgonte në play-off të kampionatit botëror! Peng, që mund të bënim më shumë, por 18 pikë si asnjëherë më parë! Shohim përpara, të gjithë së bashku, për një Shqipëri, kombëtare dhe shoqëri më të mirë.”

Argjentina barazon me Brazilin dhe kualifikohet në Botëror

Robin Krasniqi konfirmon lidhjen me modelen Marigona Krasniqi