Sokol Cikalleshi çmend futbollin turk, realizon het-trik

Sokol Cikalleshi dëshmon se e meriton të luajë titular për Basaksehirin. Ai sapo ka shpërthyer në ndeshjen e Kupës, duke shënuar het-trikun e parë në Ligën turke.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golat ndaj Sanliurfaspor, që po zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Turqisë.

12, 58 dhe 63 janë minutat kur Cikalleshi ka shënuar golat, shkruan GazetaOlle.com.