Sociedadi e vlerëson lartë paraqitjen e tij, Januzaj shkëlqen në miqësore me një gol fantastik dhe asistim maestral

Adnan Januzaj po duket në top formë para fillimit të edicionit të ri në La Liga.

Sulmuesi nga Kosova ka filluar prej ditësh fazën përgatitore me skuadrën e tij Real Sociedad.

Klubi bask ka fituar 6-1 në miqësore ndaj Huescas, ku ndër më të mirët në këtë takim ishte Adnan Januzaj.

Istogasi ka shkëlqyer me një gol fantastik dhe një asistim maestral.

Ka qenë faqja zyrtare e Real Sociedadit në Twitter që ka publikuar golin dhe asistimin fantastik të Januzajt ndaj Huescas.

Përkundër se po kalon formë të mirë, e ardhmja e Januzajt ende mbetet në dyshim, pasi lojtari nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me klubin për vazhdimin e kontratës.

Monaco dhe Galatasaray janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij. /Gazeta Olle/

 

Nuhiu flet për përballjen me Feyenoordin: Forca e tyre na motivon, në futboll ndodhin befasitë dhe të shpresojmë edhe ne një gjë të tillë

A&N prezanton transferimin e ri, por pa ia përmendur emrin dhe mbiemrin duke bërë lojë shpërblyese me tifozët