Smakiqi në momentin e fundit e prishi marrëveshjen me Ulpianën, afër transferimit tek skuadra tjetër e Superligës

Florjan Smakiqi u kërkua me ngulm nga Ulpiana në këto ditë janari, por duket se ai nuk është bindur nga oferta e këtij klubi.

Gazeta Olle raporton ekskluzivisht se sipas të gjitha gjasave Smakiqi do mbrojë portën e Drenicës, gjithmonë nëse gjërat tek Feronikeli nuk përmirësohen.

Në vend të tij, Ulpiana ka siguruar një portier tjetër nga Liga e Parë prezantimi i të cilit do shkaktojë shumë probleme.

Kjo pasi i njëjti portier ka nënshkruar edhe me një skuadër tjetër po në këtë afat kalimtar. /Gazeta Olle/

Dukagjini bën afrimin e radhës, rikthehet mbrojtësi

Vazhdojnë largimet nga Feronikeli, tjetër futbollist konfirmon ndarjen me klubin