Sllovenia publikon listën për ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja e Sllovenisë në futboll ka publikuar listën për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.

Sllovenët më 7 tetor takohen me San Marinon në miqësore, ndërsa më 11 tetor janë mysafir të Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tri ditë më vonë takohen me Moldavinë në udhëtim.

“jemi në një pozitë ku do t’i luajmë tri ndeshje brenda një muaji dhe kjo më detyron të shtoj sa më shumë emra në listë për këtë orar të ngjeshur. Në Ligën e Kombeve kemi lojtarë të suspenduar për shkak të kartonëve, kështu që gjasat janë të mëdha që emra të rinj të paraqiten në listë gjashtë kësaj jave. Kjo do të bëhet për shkak se dy ndeshjet e Ligës së Kombeve i luajmë në udhëtim, pra në Prishtinë dhe Chisniau. Pritjet janë të qarta, dua ta fitoj secilën ndeshje, duke filluar nga San Marino për të vazhduar me Kosovën dhe në fund Moldavinë”, ka deklaruar përzgjedhësi Matjaz Kek, raporton Gazeta Olle.