Sllovenia dhe Danimarka luajnë baras

Sllovenia dhe Danimarka regjistruan barazimin e parë të këtij Europiani me sfidën që u mbyll në barazim 1-1, takim që u luajt në Stuttgart.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e danezëve që shënuan në minutën e 17-të me ane te Cristian Eriksen.

Mesfushori realizoi një gol vërtet të veçante pas 1100 ditësh nga takimi me Finlandën ne Euro2020, me Eriksen që luftoi me jetën pas atakut ne zemër gjatë asaj sfide.

Në fraksionin e dytë, sllovenët ndryshuan kurs dhe ritëm duke dominuar takimin, teksa Janza realizoi një supergol në minutën e 77-të duke surprizuar danezët.

Një gol që vendosi në lëvizje të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshoj deri në fund, pavarësisht dëshirës më të theksuar nga sllovenët.

Kështu, Sllovenia dhe Danimarka ndajnë pikët e para në Grupin C.

Mitaj në listën e dy klubeve të mëdha italiane

UEFA hap procedim disipilinor ndaj Shqipërisë