Kombëtarja e Kosovës në basketboll është mposhtur sonte nga Sllovakia në parakualifikimet e Kupës së Botës 2023.
Basketbollistët tanë nuk arritën të përballojnë sulmet e sllovakëve, të cilët e mbyllën ndeshjen me rezultat të lartë 91:67.
Ndeshja e luajtur në Sllovaki u dominua nga vendësit prej fillimit deri në fund.
Mungesat e Gëzim Morinës dhe Dardan Berishës u vërejtën goxha shumë në lojën e tanëve, shkruan Gazeta Olle.
Rezultati i katër çerekëve ishte 21:9, 21:20, 20:13 dhe 29:2, të gjithë në favor të sllovakëve
Të shtunën Dardanët takohen me Islandën, po ashtu në Sllovaki.