Slaven Biliç e nis me polemika e fitore te West Ham

Falë renditjes së mirë në renditjen fair-play, Anglia ka marrë një vend shtesë në Ligën e Evropës nga UEFA dhe ky vend i ka shkuar West Ham, që të enjten ka zbritur në fushë për turin e parë.

Shorti ka qenë fatlum, sepse përballë është vendosur FC Lusitanos, skuadër amatore nga Andorra dhe rezultati 3-0 në Londër për West Ham është një sukses i madh për andorrasit.

Megjithatë, në Angli kanë nisur polemikat për sjelljen e trajnerit të ri të West Ham, kroatit Slaven Biliç, i cili nuk u ul në stol, por e ndoqi nga tribuna ndeshjen, duke lënë ndihmësin e tij të drejtojë.

Kjo sjellje u cilësua si arrogante nga trajneri kundërshtar Xavi Roura dhe gjithashtu gazetarët anglezë e kanë kritikuar ashpër, duke e quajtur një “kopje e shëmtuar” e Mourinhos.

bilic 2