Slaven Biliç nuk është më trajner i Beshiktashit. Ai ka dhënë dorëheqje, pas dy vitesh drejtimi.
“Marrë gjithëpërgjegjësinë për mos fitimin e titullit në këto dy vjet. Tani nuk do të jem më në Beshiktash”, tha trajneri kroat për ‘The Guardian’.
Ish-trajneri i Kroacisë, lidhet ngushtë me skuadrën e West Hamit, dhe sipas mediave angleze ai u largua nga Beshiktashi, pasi do të zëvendësojë Sam Allardycen.