Sky Sports: Solskjaer do vazhdojë të jetë trajner i Man Utd

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer pritet të vazhdojë të jetë në krye pavarësisht humbjes së madhe nga Liverpool.

 

Sipas Sky Sports, klubi anglez ka mbetur i zhgënjyer shumë nga ndeshja dhe fokusi është të përmirësohen sa më parë.

Man United është mysafir i Tottenham dhe pastaj Atalantas, ndërsa tutje e pret derbi i Manchesterit me 6 nëntor dhe në rast që nuk do këtë rezultate negative, atëherë puna e Solskjaer nuk do jetë në rrezik.

Sky Italia raportoi se ish trajneri i Chelseas, Antonio Conte ka qenë në kontakt me United, por mediumi anglez raporton se nuk ka pasur asnjë bisedim.

 

Pra, Solskjaer do vazhdojë të jetë trajner i “Djajve të Kuq” për sa të këtë rezultate pozitive në takimet e vështira që zhvillon në javët e ardhshme

Zyrtarizimi në orët e ardhshme, Superkupa Inter-Juventus do të luhet në Itali

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona