Sky Italia: Juventusi pritet të bjerë në Serie B ose C

Situata e Juventusit mund të jetë po aq e rrezikshme sa në vitin 2006 dhe diçka e madhe do të shpërthejë, sipas që raporton Sky Italy.

Skandali u zbulua në maj 2006, kur një numër i përgjimeve telefonike treguan marrëdhëniet midis krerëve të ekipit dhe organizatave të arbitrave gjatë sezoneve 2004–05 dhe 2005–06 , duke u akuzuar për përzgjedhjen e gjyqtarëve të favorshëm.

Kjo implikoi kampionët e ligës, Juventusin dhe disa ekipe të tjera duke përfshirë Milanin, Fiorentinën, Lacio dhe Reggina.

Në korrik 2006, Juventusit iu hoq titulli i sezonit 2004–05 (i cili u la i pacaktuar), dhe ra në vendin e fundit në kampionatin 2005–06 (titulli më pas iu dha Interit) dhe ra në Serie B.

Shumë dënime me burg iu dhanë drejtorëve sportiv dhe gjyqtarëve, por pas pothuajse një dekade hetimi, të gjithë u shpallën të pafajshëm në vitin 2015 për shkak të skadimit të lëndës, me përjashtim të një dënimi një vjeçar të konfirmuar për gjyqtarin Massimo De Santis.

Juventusi tani po hetohet si person juridik. Kryesisht për përgjegjësinë e institucionit, krimet tatimore dhe abuzimet me tregun e transferimeve, raporton Sky Italia.

Këshilli Federal mund ta dërgojë Juventusin në Serie B ose C.

Presidenti i Juves, Andrea Agnelli ka dhënë dorëheqjen dhe po ashtu edhe anëtarët e tjerë të bordit.

Juventusi raportoi një humbje prej 250 milionë euro (një tarifë rekorde) sezonin e kaluar, gjë që është katastrofike për një klub që nuk po shkon mirë edhe në fushë. /Telegrafi/

Holanda dhe Senegali dy kombëtaret e Grupit A që sigurojnë kalimin në 1/8 e finales në “Katar 2022”

Uellsi – Anglia, publikohen formacionet zyrtare