Skuadrat vendase marrin fitore në NBA

Në NBA kanë vazhduar të zhvillohen ndeshjet e ‘Play-Off’, ku ka pasur spektakël natën e mbrëmshme në tre palestra të ndryshme.

Boston Celtics ka marrë një tjetër fitore në TD Garden ndaj Atlanta Hawks me 13 pikë diferencë 119:106.

Jayson Tatum ka qenë më meritori për fitoren e Celtics me 29 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime, derisa White shtoi 26 të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

Te mysafirët më efikasi ka qenë Murray me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Celtics tani udhëheqin serinë e Play-Off me rezultat 2-0.

Fitore të madhe ka marrë para adhuruesve të vet edhe Cleveland Cavaliers ndaj New York Knicks me 17 pikë diferencë 107:90.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

Me këtë fitore Cavaliers kanë barazuar serinë në 1-1.

Seria në 1-1 është barazuar edhe në duelin mes Phoenix Suns dhe Los Angeles Clippers, pasi vendasit kanë mposhtur me rezultat 123:109.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

Devin Booker me 38 pikë si dhe Kevin Durant me 26 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Suns.

 

 

Milani tregon forcën, eliminon Napolin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Luhet në Gjilan dhe Prishtinë, sot vendosen skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës