Skuadrat që ranë vitin e kaluar nga Superliga kishin pikë më shumë se Llapi në këtë sezon

KF Llapi po vuan të marrë pikë në këtë edicion ndonëse në letër ka një nga skuadrat më të mira të Superligës, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra nga Podujeva ka arritur të grumbullojë vetëm 8 pikë pas 13 xhirove të para, e kjo shifër nuk është aspak e kënaqshme dhe e ka lënë skuadrën në pozitën e parafundit në tabelë.

Nëse vazhdohet kështu llapjanët rrezikojnë ndjeshëm rënien nga elita.

Të katër skuadrat që sezonin e kaluar kishin pikë të barabarta ose më shumë se që ka skuadra e Tahir Batatinës në këto momente.

Dukagjini kishte 8 pikë dhe mbante vendin e fundit pas 13 ndeshjeve, ndërsa tre skuadrat e tjera që ranë në Ligën e Parë, Vushtrria, Flamurtari dhe Ferizaj kishin më shumë pikë se llapjanët.

Vushtrria dhe Ferizaj kishin arritur të grumbullonin nga 9 pikë në 13 xhiro teksa Flamurtari grumbullonte 12 pikë në po të njejtën periudhë.

Tre ndeshjet e rradhës i japin shpresë paksa Tahir Batatinës dhe futbollistëve të tij pasi janë paksa më të lehta në letër.

Llapi ka nevojë urgjente për pikë në mënyrë që të përmirësoj situatën në të cilën ndodhet./GazetaOlle/