Skuadrat e Premierligës lejohen të luajnë miqësore, por këto janë rregullat që duhet ndjekur

Liga më e fortë e futbollit në botë, Premierliga, sot iu ka dhënë leje skuadrave për ndeshje miqësore.

Por, kjo ligë iu ka dhënë edhe rregullat klubeve të cilat duhet t’i ndjekin për një takim miqësor, shkruan Gazeta Olle.

Para rifillimit të edicionit më 17 qershor, klubet e elitës angleze kanë kërkuar leje për të zhvilluar sfida me ekipet e tjera gjatë përgatitjeve, gjë e cila është pranuar, shkruan “The Telegraph”.

Ndeshjet do të luhen në stadiume ose në fushat stërvitore, por Premierliga ka hartuar disa instruksione për të siguruar rregullat e higjienës dhe të distancës social.

Këto rregulla janë:

– Klubet ndalohen të udhëtojnë më larg se 90 minuta.

– Të gjithë lojtarët duhet të udhëtojnë me makinat e tyre, nëse është e mundshme me fanellat e tyre.

– Asnjë gjyqtar zyrtar nuk do të lejohet dhe pjesëtarët e stafit të trajnerëve do ta drejtojnë ndeshjen.

– Vlerësimi i rrezikut të stadiumit/fushës stërvitore para ndeshjeve.