Skuadra shqiptare, përballë kampionëve të Zvicrës

Është hedhur shorti për raundin e dytë të Kupës së Zvicrës në futboll

Skuadra shqiptar në Zvicër, FC Iliria Solothurn, do të përballet në raundin e dytë të Kupës së Zvicrës me kampionin e Zvicrës, Young Boys.

 

Ndeshja do të zhvillohet më 18 ose 19 shtator, ka njoftuar skuadra shqiptare në rrjetet sociale.

 

Iliria kishte fituar Kupën në kantonin e Solothurn-it, kurse ka një short shumë të vështirë përballë kampionit të Zvicrës.

 

 

Megjithatë, kjo është një mundësi e mirë për kuqezinjtë që të tregojnë një paraqitje të mirë, pasi favorit absolut shihet Young Boys, që ka dominuar në vitet e fundit në futbollin zviceran.

Van Bommel bën gabim të madh, Wolfsburgu eliminohet në tavolinë

Laporta për Messin: Lidhja u përkeqësua në fund