Skuadra shqiptare merr një vendim të papritur, në rrjetet sociale do të shkruajnë vetëm anglisht!

Skuadra shqiptare, KF Gostivari, ka marrë së fundi disa vendime të cilat i ka publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Njoftimi është shkruar në gjuhën angleze, pasi ky është njëri nga vendimet e fundit – të gjitha publikimet në rrjetet sociale nga ky klub do të shkruhen në gjuhën angleze, shkruan Gazeta Olle.

Më parë, KF Gostivari zakonisht në çdo njoftim ka shkruar në tre gjuhë të ndryshme: shqip, turqisht dhe maqedonisht.

Gjithashtu, është vendosur që emri dhe ngjyrat e klubit të mos ndryshohen, dhe të mos përdoren banera provokues në stadium.

Kujtojmë se KF Gostivari garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, dhe renditet në pozitën e dytë me 27 pikë pas 11 ndeshjeve. /Gazeta Olle/ 

Ndeshje interesante në xhiron e pestë të Superligës së femrave në basketboll

Te Ferizaj të bindur se do të jenë pjesë e Superligës edhe në edicionin e ardhshëm