Skuadra rumune kërkon ta ribashkojë Rrahmanin me Krasniqin, ofrojnë dy milionë euro për dyshen kosovare

Skuadra nga Rumania Rapid Bukureshti po bëhet gati për goditje të dyfishtë dhe në radarin e tyre kanë rënë dy futbollistë kosovarë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani dhe atë të Kluzhit, Ermal Krasniqi, raporton mediumi romun Gsp.ro, përcjellë KosovaPress.

Për Rrahmanin, sipas këtij mediumi, Rapidi është i gatshëm t’i paguajë 500 mijë euro, ndërsa 1.5 milionë të tjera për Ermal Krasniqin.

Megjithatë, drejtuesit e Kluzhit do të donin diçka më shumë për Krasniqin, rreth dy milionë euro, ndaj negociatat janë në vazhdim.

Struga mposht Budocnostin me rezultat minimal

Kosova pëson humbje me rezultat të ngushtë nga Danimarka