Jo vetëm skuadrat e Superligës kanë filluar me përgatitjet për sezonin e ri.
Rikthimin në stërvitje kanë filluar ta bëjnë edhe klubet e niveleve më të ulta, e sidomos ato të Ligës së Parë të cilat gati të gjitha kanë filluar përgatitjet, shkruan Gazeta Olle.
Disa prej këtyre skuadrave në pamundësi për tu stërvitur jashtë, kanë zgjedhur fushat e mbyllura.
Një prej ekipeve që ka filluar grumbullimin dhe po kryen stërvitjet në fushë të mbyllur është edhe Dukagjini.
Klinasit kanë përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e parë në Ligën e Parë – A, andaj edhe po kërkojnë rikthimin në Superligë.
Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku do të “fluturojë” për në Turqi gjatë ditëve në vijim./GazetaOlle/