Skuadra që pësoi 114 gola për tri ndeshje

Mikronezia humbi një tjetër ndeshje në mënyrë katastrofike, 46-0 kundër Vanuatu dhe i mbylli Lojërat e Paqësorit 2016 me tre ndeshje të humbura, pa asnjë gol të shënuar dhe me plot 114 gola të pësuar. Këto ndeshje luheshin për eliminatoret e Lojërave Olimpike 2016. Pas humbjes 30-0 në ndeshjen e parë ndaj Tahitit, kjo kombëtare u shkatërrua edhe më tej me disfatën 38-0 ndaj Ishuvje Fixhi. FIFA e ka aprovuar rezultatin e këtyre ndeshjeve, por nuk i quan rekorde sepse Mikronezia nuk është e regjistuar në FIFA.

Mikronezia është një bashkim prej 600 ishujsh në oqeanin Paqësor. Popullsia nuk i kalon 100 mijë banorët pavarësisht se sipërfaqja është pesë herë më e madhe se Franca. Mikronezia nuk ka president apo parlament, por që nga viti 1986 mbrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë ndërtuar atje edhe baza ushtarake.