Skuadra që mburret me vetëm një fitore

Një fitore gjatë gjithë edicionit! Kjo do të ishte statistikë dëshpëruese për çdo skuadër, jo vetëm në Kosovë. Por, për klubin e basketbollit, Kerasan Prishtina, nuk është kështu.

Trajneri dhe drejtuesit e skuadrës janë të lumtur edhe më këtë fitore të vetme. Kanë llogaritur se mund të mos shënohej as kjo fitore, shkruan sot Koha Ditore.

E trajneri amerikan, Dustin Karrer, tash që ka arritur një fitore, ka merakun pse nuk arriti edhe nja dy të tjera. Thotë se ishte afër.

Kerasan Prishtina në edicionin 2015-16 debutoi në Superligën e Kosovës në basketboll, të cilin edicion e mbylli me një fitore në 23 ndeshje të zhvilluara.

Fitoren e vetme e regjistroi në kuadër të xhiros së 23-të kur në Gjakovë mposhti skuadrën e Vëllaznimit 77:74.