Skuadra nga Kosova sfidon Beshiktashin në verë

Kështu është bërë e ditur pas një takimi mes kryetarit të klubit turk, Besiktas, Fikret Orman, dhe një delegacioni të tifo grupit të kësaj skuadre me seli në Prizren.

Por, fillimisht është rënë dakord që Besitas gjatë verës të zhvillojë në Stamboll një ndeshje miqësore me skuadrën prizrenase, Liria.

Orman gjithashtu ka premtuar edhe ndihma dhe lehtësime të tjera për tifo grupin “Kara Kartal Prizren” dhe sportin kosovar.

Në anën tjetër, Orman morri edhe një plaket nga ana e kryetarit të tifo grupit, Emre Çabrati, ku shihet “Ura e Gurit” të qytetit të Prizrenit. /Telegrafi/