Skuadra nga Kosova dhe Maqedonia, pas lojtarit të Gjilanit

Muhamed Useinin me shumë gjasa edicioni i ri do ta gjejë më skuadër të re. Mesfushorit tetovar këtë verë i përfundon kontrata me Gjilanin, ndërsa informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët janë shumë larg një marrëveshje të re.

Useini pjesë e Gjilanit ishte 3 vite të plota, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mesfushë. Falë grindës së tij, por edhe dueleve të pakompromis që kishte me futbollistët kundërshtarë, por gjithnjë në suaza të së lejuarës, Useini morri nofkën “luftaraku” i Gjilanit, për të cilën skuadër edicionin e fundit luajti në 25 ndeshje kampionale, ndërsa i njëjti gjithsej me skuadrën kosovare numëron 84 ndeshje.

Më shumë ndeshje gjatë karrierës së tij, Useini ka bërë vetëm me Shkëndijën, që shihet si opcion për të ardhmen e tij, edhe pse nuk përjashtohet mundësia, që mesfushori tetovar të mbetet edhe më tej pjesë e Superligës së Kosovës, ku tashmë disa skuadra kanë shfaqur interesim për ta transferuar atë në rradhët e tyre.

Llapi me shumë ndryshime për edicionin e ardhshëm, të gjitha largimet dhe afrimet deri më tani

Greqinë e pret “ferri”, shiten gjitha biletat e të dielës