Skuadra me serinë më pozitive në pesë xhirot e fundit në Superligën e Kosovës

Llapi është skuadra me rezultatet më të mira në pesë xhirot e fundit në Albi Mall Superligën.

Me katër fitore dhe një barazim, skuadra llapjane ka 50 pikë pas 24 xhirove të zhvilluara dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë.

Ekipi i Dritës ka pësuar vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe atë ndaj Fushë Kosovës. Megjithatë, skuadra gjilanase është në garë për titull dhe gjendet në vendin e tretë të tabelës me 46 pikë të grumbulluara.

Seri të njejtë të rezultateve sikur Drita ka edhe Malisheva. Pas katër fitoreve, Ballkani e mposhti këtë ekip në xhiron e fundit. Pas kësaj humbje, klubi malishevas ka 41 pikë në pozitën e katërt.

E dy ekipet të cilat janë në krizë të thellë të rezultateve dhe nuk dinë për fitore në pesë xhirot e fundit janë Gjilani dhe Liria. /Gazeta Olle/

Hajdin Salihu gjen golin e parë te LNZ Cherkasy dhe ia sjell një pikë ekipit të tij

Vetëm në tre vitet e fundit, Liria ka fituar qindra mijëra euro nga transferimet e Vedat Muriqit