FC Vjosa Futsal po akuzohet nga skuadrat e tjera të Ligës së Parë të futsallit se ka inkuadruar lojtar fals apo pa të drejtë loje në ndeshjet e deritashme.
Gazeta Olle mëson se skuadrat e tjera të kësaj lige kanë kërkuar që të mbahet mbledhje e Komisionit të Garave në lidhje me këtë temë gjatë kësaj jave.
Vjosa po akuzohet nga rivalët që ka futur në lojë futbollist që luajnë në futbollin e madh.
Deri në këto momente skuadra nga Shtimja po udhëheq në Grupin B të Ligës së Parë të futsallit me 12 pikë të grumbulluara në 5 takime.
Mbetet të shihet se qfarë do të ndodh me Vjosën dhe Ligën e Parë të futsallit./GazetaOlle/