Skuadra italiane siguron mbijetesën në Serie A, në zhveshtore festohet me këngë shqipe (VIDEO)

Empoli i shqiptarëve arriti objektivin sezonal 3 javë nga fundit i kampionatit, duke siguruar edhe matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Një festë legjitime shpërtheu ditën e sotme në dhomat e zhveshjes së klubit ku aktivizohen Nedim Bajrami, Ardijan Ismajli, Kristjan Asllani si dhe Samir Ujkani.

Nuk mund të mungonte dhe festat nën ritmet e muzikës shqiptare. Në një video të shpërndarë nga Ismajli në rrjetin social “Instagram”, shikohet mesfushori Bajrami që kërcen nën ritmet e këngës së Shyrete Behlulit “Lum ajo, motra që ka”. Teksa kërcen Bajrami formon me duar edhe simbolin e shqiponjës.

Për më tepër shikoni pamjet:

 

Lajm i keq për Gjilanin, futbollisti i skuadrës i detyruar t’i nënshtrohet operimit

Dardanët U16 triumfojnë në duel me Hondurasin