Skuadra italiane insiston për transferimin e Berat Gjimshitit

Berat Gjimshiti mund të ndryshojë skuadër në Serinë A. Kjo është ajo për të cilën insistojnë mediat pranë klubit të Atalantës, edhe pse futbollit për momentin është pjesë e plotë e planeve të bergamaskëve të drejtuar nga Giampiero Gasperini.

Shkak bëhet insistimi i Monzës, më saktësisht i administratorit Adriano Galiani, i cili sheh te mbrojtësi shqiptar një lider të mirëfilltë për prapavijën e skuadrës së tij që ka si objektiv qëndrimin në elitën e futbollit italian në këtë edicion.

Monza gjendet jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit në vendin e 14 në renditje, por Galliani është i ndërgjegjshëm se për të qenë i sigurt për mbijetesën, i duhet të blindojë prapavijën e skuadrës së tij.

Dhe Gjimshiti është emri i cili përmendet vazhdimisht në ambientet e klubit që është në pronësi të Silvio Berluskonit dhe që në planet afatgjata ka si objektiv që të sigurojë Evropën.

Raportohet se bisedimet mes palëve janë intensifikuar gjatë këtyre ditëve të para të janarit, pasi Galiani e do me çdo kusht, ndërsa nuk dihet ende mbi çfarë bazash mund të realizohet transferimi, nëse do të jetë përfundimtar apo në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

 

Trajneri i Al Nassr me deklaratë interesante: Doja të nënshkruaja me Messin, por ma sollën Ronaldon

Çeku: 2023-ta, vit i realizimit të projekteve në sport