Barcelona ia ka bërë të qartë se duan t’i shesin, por skuadrat e tjera nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton lajmi.net.
Derisa, “Camp Nou” shihet si derë e mbyllur, Pjanic e ka bërë prioritet rikthimin në Seria A.
Juventus ishte opsioni kryesor, mirëpo meqenëse “Zonja e Vjetër” nuk po mundet ta largojë Ramsey, situatë është mjaftë e komplikuar për rikthimin e boshnjakut.
Tani, sipas Corriere dello Sport, garës për Pjanic pos Romës dhe Fiorentinas, i është bashkuar edhe Napoli.
Skuadra italiane dëshiron ta huazojë, derisa trajneri Luciano Spalleti thuhet se edhe e ka telefonuar për t’ia shpjeguar projektin që ka.
Barcelona është e hapur ta largojë, derisa fjala e fundit do t’i takojë lojtarit.