Skuadra gjermane futet në garë për transferimin e Milot Rashicës

Milot Rashica ka filluar të bëhet një futbollist i rëndësishëm te gjiganti turk Galatasaray.

Pas fillimit të vështirë në Stamboll, Rashica tani shihet si njëri nga futbollistët më të rëndësishëm nga trajneri Okan Buruk.

Kësisoj drejtuesit e Galatasarayt kanë nisur tanimë bisedimet me Norwich Cityn për blerjen përfundimtare të yllit nga Kosova.

Gazeta e madhe turke Fantatik ka raportuar se në garë për Rashicën është futur edhe ish-skuadra e kosovarit, Werder Bremen.

Werder që po kalon momente të mira këtë edicion në Bundesliga ka kontaktuar Norwichin për të pyetur rreth situatës së Rashicës.

Nga ana tjetër Norwich nuk e ka ndërmend ta ndalë Rashicën, por synon që të fitojë sa më shumë nga largimi i yllit vushtrrias.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me Galatan, ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Vojvoda mendon largimin nga Torino

Kosova luan me Poloninë për një vend në Botëror