Skuadra e tij u tërhoq nga Superliga turke, dy ekipe të interesuara për Valmir Veliun

Klubi i Valmir Veliut, Gaziantep është tërhequr nga Superliga e Turqisë pas tërmetit që goditi shtetin e tyre, e ku mori jetën e mbi 20 mijë personave.

Qyteti i Gaziantep ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti 7.8 ballë, ku shkaktoi dëme jashtëzakonisht të mëdha, me ç’rast klubi i futbollist njoftoi se nuk do të vazhdojë garën në elitën e futbollitt.

Secili lojtar i Gaziantep ka të drejtë që të huazohet deri në përfundim të sezonit në ndonjë skuadër tjetër turke.

Menaxheri i Valmir Veliut, Rrahman Kice ka theksuar se janë të interesuara dy skuadra për shërbimet e futbollistit kosovar.

“Janë të interesuara dy klube për Valmir Veliun, aktualisht nuk mund të themi më shumë”, tha Rrahman Kice për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Federata e Futbollit të Turqisë ende nuk ka dhënë datë të saktë se kur do të rifillojë kampionati, mirëpo mediat raportojnë se gjatë muajit mars skuadrat mund të dalin në fushë sërish.

Kompany sqaron pse u zëvendësua Aro Muric pas pjesës së parë: Nuk ka të bëj me gabimin e tij

Manaj drejt rikthimit në futbollin spanjoll