Reay Manaj arrin të lërë shenjë edhe kur skuadra e tij, Sivasspor, mposhtet thellë. Në javën e 35-të të Superligës së Turqisë, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dha asistin për golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen tenistike 6-1 përballë Galatasaray-t në transfertë, si dhe iu anulua një gol në minutën e 70-të, kur vendësit po udhëhiqnin 4-1.
Galatasaray shënoi dy herë gjatë pjesës së parë me Ziyech dhe Mertens, por miqtë u kundërpërgjigjën me Osmanpasa në të 54-tën, i cili shtyu drejt rrjetës topin e devijuar me kokë nga Manaj./SS/
Pas golave të realizuar nga Icardi dhe Ziyech (i dyti personal për marokenin) vjen finalizimi i Manajt, por që fatkeqësisht anulohet për pozicion jashtë loje milimetrik.